Ngjarjet e ditës: 21 shtator 2023

  • 08:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton për performancën e ndërmarrjeve të ujësjellësit. Të ftuar përfaqësues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së)

  • 09:30

    Vazhdon gjykimi kundër Pjetër Shalës. (Hagë)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare me pikat e papërfunduara nga seanca e mbajtur më 14 shtator. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 - 11:30

    Në ditën e dytë të Samitit të Paqes dhe Demokracisë, mbahet Paneli IV “Ruajtja e Demokracisë: Adresimi i praktikave të prapambetura dhe joliberale në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Four Points by Sheraton”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti D4D mban diskutimit mbi temën “Sfidat dhe mundësitë: Anëtarët/et e Kuvendeve Komunale drejt implementimit të iniciativave”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetin hulumtues për matjen e emisioneve nga automjetet. (Dalja në magjistrale, Mazgit-drejtimi për Prishtinë)

  • 10:30

    Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Shoqata Action For Health (AFH) në kuadër të shënimit të 75-vjetorit të themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë organizojnë konferencën me temën “Qasja në shërbimet shëndetësore për të gjithë padiskriminim e në veçanti për grupet e ndjeshme të popullsisë”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38)

  • 11:00

    Komuna e Lipjanit bënë ndarjen e subvencioneve për Klubet Sportive. Merr pjesë kryetari, Imri Ahmeti. (Objekti i Komunës, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:40 - 13:10

    Në kuadër të Samitit të Paqes dhe Demokracisë, mbahet Paneli V – “E vërteta kundër dezinformimit: Luftimi i ndikimit malinj të huaj në Ballkanin Perëndimor. (Hotel “Four Points by Sheraton”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet Akademi Përkujtimore për Kolonel Ahmet Krasniqi. Merr pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë) 

  • 12:00

    Organizata YIHR KS shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqes përmes një aksioni rrugor. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë) 

  • 13:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:15 - 13:30

    Në përmbyllje të Samitit dyditor të Paqes dhe Demokracisë, jepen konkludimet nga Jovana Radosavljeviq, drejtoreshë e Iniciativës së Re Sociale; Bardhi Bakija, drejtor  i Sbunker dhe Mentor Vrajolli, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. (Hotel “Four Points by Sheraton”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend të ditës është dhe votimi në parim i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor, (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv