Ngjarjet e ditës: 16 nëntor 2021

  • 10:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike raporton Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport raporton Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore për punën tre mujore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 10:00

    Me rastin e përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me UN-Women, organizojnë konferencën, me temën “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”.  Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konference për medie. (Në zyet e KDI-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Vëzhguesit e BE-së për zgjedhjet lokale në Kosovë mbajnë konferencë për medie. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton një kërkesë të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën certifikimi e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale. (Objekti i KQZ) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin e Panelit për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Procesi i Vettingut: Qëndrimi i Komisionit Evropian kundrejt Qeverisë së Kosovës”. (Dit’ e Nat’, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 të Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

  • 18:00

    Fillon numërimi i votave të ardhura me postë. (Objekti i QNR-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 të Shqipërisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

  • 19:00

    Hapet e Galeria 17 me ekspozitën e parë “Make me coffee make me a sandwich”, kuruar nga Natalija Vujošević. (Rr. “Henrik Bariç”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv