Ngjarjet e ditës: 7 mars 2024

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (KGJK)

  • 09:30

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton  raportin me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303)

     

  • 09:30

    Mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së Ligës Universitare në Futsal, organizuar nga Federata e Sportit Universitar të Kosovës. (Palestra “1 Tetori”, Prishtinë)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është votimi i ndryshimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial; i Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Medieve; i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe IVF; ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare etj. (Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Riinvest organizon diskutimin në kuadër të “Forumit 2015” me temën “Terapia e munguar për financimin e shëndetësisë”. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) nis mbledhjen e nënshkrimeve të peticionit “për shpëtimin e arsimit”. (Para Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë një aksion simbolik në kundërshtim të ligjit të ri të KPK-së. (Oborri i Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Gazetari Lirim Mehmetaj intervistohet nga Prokuroria Themelore për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” nga Neni 141 i KPR-së. (Objekti i Prokurorisë, Prishtinë) 

  • 11:00

    Komuna e Vushtrrisë organizon manifestim për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. (Qendra e Kulturës, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00 – 13:30

    Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike organizon diskutim publik me përfaqësuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës. (Qendra për Energji Qytetare – Mitrovicë Veriore)

     

  • 11:20

    Nxënësja e klasës së pestë të ShFMU “Pavarësia”, Era Sinani, përuron librin me poezi “Erë pranvere”. (Ambientet e ShFMU “Pavarësia”, Prishtinë)

  • 13:00

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci marrin pjesë në Manifestimin për 7 marsin “Dita e Mësuesit”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00 - 14:30

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mban sesion informues lidhur me punën përgatitore për Raportin e Progresit për Kosovën 2024. (House of Europe Prishtinë)

     

  • 14:00

    Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Efikasiteti dhe ndikimi i peticioneve të qytetarëve si mjet i ushtrimit të të drejtave dhe ndryshime në shoqëri”. Marrin pjesë ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi; Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut etj. (Qendra Mediale në Çagllavicë)

  • 18:00

    Me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së do të mbahet “Nata e zjarreve”. (Prekaz)

     

  • 18:00

    Me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së do të bëhet ndezja e flakadanëve. (Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti” Prishtinë)

     

  • 18:00

    Promovohet libri “Albanica Latina” i autores Majlinda Bregasi. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)

  • 19:00

    Me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së do të mbahet program artistik. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj)

Kalendari Arkiv