Ngjarjet e ditës: 9 korrik 2021

  • 09:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Amandamentimit të Marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZhKE) për financimin e projektit “Reagimi emergjent ndaj Covid- 19”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, mban konferencë për medie. (Pallati i Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj mban konferencë për medie. (Zyrat e ATK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    “Plisat” nisin peticionin për vendosjen e shtatorës së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

  • 10:00

    Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Liman Kazaz, bëjnë certifikimin e pjesëmarrësve të kurseve artizanale. (Objekti i Qendrës Artizanale, Prizren)

  • 12:00

    Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna, mban konferencë për medie. (Objekti i MAShTI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv