Ngjarjet e ditës: 20 qershor 2023

  • 08:30

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Vazhdon dëshmia e dëshmitarit të 11 në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 09:30

    Komisioni për Integrim Evropian takohet me grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

  • 10:00

    Mbahet debati publik “Between ‘We the People’ and Populism” mbi fenomenin dhe rreziqet e politikës populiste në
    kontekstin e intolerancës etnike. (Klan “Arena”)

  • 11:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim Publik për Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

  • 11:30

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe të Universitetit të Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    YIHR shënon Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve me aksionin rrugor “Shpi, Larg Shpisë”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) organizon ekspozitën “Lule kundër luftës” me punimet e Liudmyla Makei – refugjate ukrainase në Kosovë, gazetare dhe piktore. (Lapidariumi i Muzeut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Organizata joqeveritare “Germin”, organizon konferencën “Diaspora për Gratë Ndërmarrëse”. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:30

    Mbahet nata e hapjes së Festivalit të Filmit Rolling 2023 e cila shënon fillimin e një festivali filmi që nxit mendimin që eksploron narrativa dhe perspektiva unike nga e gjithë bota. (Kino “Armata”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv