Ngjarjet e ditës : 5 maj 2021

  • 09:00

    Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton Ministrit të Mbrojtjes, Armend Meha. (Kuvendi i Kososvës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takon Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi lidhur me vizitën në Bruksel. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Rifillon vaksinimi i punëtorëve shëndetësor nga e tërë Kosova. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 - 13:30

    Për nderë të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Deçanit, komuna e Deçanit mban këto aktivitet.

    Agjenda: 

    Ora 10:00 – Seance Solemne për nder të Ditës së Dëshmorëve;

    Ora 10:00 – Fillon turniri tradicional “Luan Haradinaj”, palestra e qytetit;

    Ora 10:30 – Homazhe në Qendër të qytetit;

    Ora 11:00 – Homazhe pranë lapidareve, varrezave dhe memorialëve të martirëve;

    Ora 13:00 – Homazhe në kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, Gllogjan;

     

  • 10:00

    Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton për formimin e Grupit Punues për përcaktimin formatit të raportit financiar të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton raportin vjetor të Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lëvizja Fol organizon debatin “Fol Hapur” me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Komisionieri i lartë për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë vizituar qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori”. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin “Organizimi dhe menaxhimi i investimeve të teknologjisë së informacionit në institucionet publike’. Të ftuar janë: Ministri i Financave Hekuran Murati, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli  dhe Drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë  lidhur me caktimin e përfaqësuesit për përfshirje në grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për zhvillimin e procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Nisma Socialdemokrate mban konferencë për medie. (Selia Qendrore, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kolegji i Kirurgeve të Kosovës promovon botimin e revistës shkencore “Kosova Journal of Surgery”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës) 

  • 14:00

    Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti pret në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis. Ndërsa një orë më pas dalin bashkë në konferencë për medie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv