Ngjarjet e ditës: 7 qershor 2023

  • 10:00

    Instituti Riinvest organizon debatin “Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit”. (Instituti “Riinvest”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. (Sheshi “Isa Boletini”, Mitrovicë)

  • 10:00

    Nënkryetari i  Federatës së  Mësuesve të ShBA-së, Dan Montgomery, do të vizitojë Komunën e Ferizajt, ku do të takohen me kryetarin Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit, Ferizaj)

  • 10:00

    Në kuadër të Javës së Krenarisë organizohet konferenca “Nga kriza në veprim”. Merr pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Kino “Armata”, Prishtinë)

  • 10:30

    Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) lanson fushatën nacionale vetëdijesuese “Në dorën tane”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit bën rishpalljen e konkursit për anëtarë më Këshillin Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës për Lidership në kuadër të UBT-së. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Parku Shkencor Inovativ  i UBT-së, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Nënkryetari i  Federatës së  Mësuesve të ShBA-së, Dan Montgomery, me bashkëpunëtorë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me ftesë të SBASHK-ut, do të takohen me anëtarët e Komisionit për Arsim. (Kuvendi i Kosovës)

  • 11:40

    Në kuadër të Javës së Krenarisë organizohet debatin për Kodin Civil. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Kino “Armata”, Prishtinë) 

  • 12:00

    Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës. Në rend dite janë 28 pika të papërfunduara nga seancat e mbajtura në shkurt, prill dhe maj 2023. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet konferencë për media, me ç’rast prezantohet Anketa Publike e Manifesta 14 Prishtina. (Qendra për Praktikë Narrative, Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani”)

  • 13:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Vushtrri mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Vushtrri)

  • 13:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 14:00

    Federata e Xhudos së Kosovës organizon demonstrimin e xhudos nga Kampionia Olimpike e Xhudos, Majlinda Kelmendi. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Salla sportive “Minatori”, Mitrovicë)

  • 14:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin do ta dekorojë me urdhrin “Hasan Prishtina”. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Nënkryetari i  Federatës së Mësuesve të ShBA-së, Dan Montgomery, me bashkëpunëtorë, do të takohen me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Objekti i MAShTI-t) 

  • 15:00

    Nënkryetari i  Federatës së  Mësuesve të ShBA-së, Dan Montgomery, me bashkëpunëtorë, do të takohen me anëtarë të Këshillit Drejtues dhe me Kryesinë e SBAShK-ut. Pas takimit mbahet konferencë për medie. (Salla e takimeve në Qendrën e Studentëve) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv