Ngjarjet e ditës: 11 mars 2024

  • 08:30

    Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik/ Organizata Studentore “Reforma” do të bojkotojë procesin mësimor, pasi stafi teknik i UP-së gjendet në grevë, dhe për pasojë papastërtia është në gjendje alarmante. (Fakulteti Filozofik, UP) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla diskuton rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00-12:00

    Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të Universitetit “Hasan Prishtina, mbajnë protestë. (Para rektoratit të UP-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, mban konferencë për medie në lidhje me tentimin për të zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronat e ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”. (Para zyrave të Agjencisë Kadastrale, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv