Ngjarjet e ditës: 23 qershor 2022

  • 09:00

    Komuna e Prishtinës bën rihapjen e Bashkësisë Lokale në fshatin Hajvali, e cila ishte jofunksionale që nga paslufta. Marrin pjesë dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Hajvali) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) organizon ngjarjen “EU Green Deal – Make it Real in Kosovo”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

    Ndërsa në vazhdimin e seancës, shqyrtohet Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet seanca gjyqësore e të akuzuarit Naser Pajazitaj, për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. (Gjykata Themelore, Ferizaj)

  • 10:00

    Komuna e Prishtinës organizon tryezë të rrumbullakët me ç’rast do të bëhet prezantimi i Planit të Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. (Villa “Gërmia”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet konferenca prezantuese e Programit Rajonal SMART Balkans – Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor (Hoteli “Swiss Diamond”)

  • 11:00

    Mbahet aktiviteti përmbyllës i projektit GIZ Developpp “Covid-19 Response – Përditësimi dhe përmirësimi i qëndrueshëm i sigurisë së pacientit, stafit dhe higjienës spitalore në Kosovë.” (Hotel “Sirius”)

  • 11:00

    Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK) mban konferencë për medie me rastin e 23 Qershorit – Ditës  dërkombëtare të Shërbimit Civil. (Zyrat e SSHCK-së, objekti i ish-Gërmisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) paraqet botimet “Në botën e përbashkët” nga Anton Kolë Berishaj dhe “Fshehja e krimit” nga Anton Vukpalaj. (Selia e AShAK)

  • 13:00

    Ndërmarrja Publike Banesore bën për përurimin e lokaleve në rrugën “Adrian Krasniqi”. (Afër shkollës fillore “Naim Frashëri, Prishtinë)

  • 13:00

    Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe misioni USAID në Kosovë lansojnë programin për Angazhim Qytetar, për rajonin e Mitrovicës. (Muze i Qytetit, Mitrovicë të jugut)

  • 13:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen 289-të. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

  • 13:00

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, mban takimin e parë publik për 6-mujorin e parë të punës. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec)

  • 14:30

    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë mbajnë konferencë informuese. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 16:00

    Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, prezantojnë për qytetarët “Strategjinë e Energjisë 2022 – 2031”. (Kuvendi Komunal, Prishtinë***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv