Ngjarjet e ditës: 10 qershor 2022

  • 08:30

    Zv.kryeministri Besnik Bislimi merr pjesë në prezantimin dhe diskutimin e programit për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative, organizuar nga Zyra për Planifikim Strategjik. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

  • 09:00 - 21:00

    Lëvizja Vetëvendosje organizon Javën e Lëvizjes me aktivitete që kujtojnë dhe nderojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Agjenda:

    09:00 – Nderime te busti i Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit dhe Sylejman Vokshit (Prizren)

    11:00 – Ekspozitë kushtuar 144-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. E vendosur afër Urës së Gurit, (Prizren)

    20:45 – Shfaqja e ndeshjes së kombëtares Shqipëri – Izrael në lokalin “n’kojshi” (Shadërvan)

    21:00 – Ndezja e Flakadanëve në Kalanë e Prizrenit.

  • 09:30

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) monitoron zgjedhjet studentore në UP. (Objekti i Administratës Qendrore, UP)

  • 10:00

    Nën patronazhin e Komunës së Vushtrrisë, mbahet Konferenca Shkencore “110-vjetori i Kryengritjes së përgjithshme dhe shtetit të pavarur shqiptar: Roli i Hasan Prishtinës”. Me këtë rast do të nderohen me Çmimin ”Hasan Prishtina” tri personalitete të rezistencës kombëtare dhe të luftës për liri. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet konferenca Ndërkombëtare KICER 2022, e cila organizohet nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Universitare)

  • 10:00

    Mbahet konferenca Ndërkombëtare KICER 2022, e cila organizohet nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Universitare)

  • 10:00

    Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza” zhvillon aktivitetin “Gjithëpërfshirja përmes sportit, artit dhe muzikës”. (“Aqua Park”, Mitrovicë)

  • 10:30

    Komuna e Prizrenit, së bashku me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit si dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, shënojnë 144-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 10:30

    Studentët në Shërbim të Komunitetit organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Shëndeti mendor i nxënësve dhe studentëve: Faktorët me ndikim në mirëqenie dhe shkollim”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:45

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00 - 12:00

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pret në takim ministren e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu. Pas takimit, në orën 12:00, ministrat deklarohen për medie. (Ministria e Shëndetësisë) 

  • 11:00

    Do të fillojë mbjellja e drurëve në rrugën “Dëshmorët e Kombit” –  donacion nga Banka NLB. (Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Prishtinë) ***Kjo ngjarje shtyhet për shkak të motit të papërshtatshëm.

  • 12:30

    Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, do të vizitojë Spitalin e fëmijëve “Sheikha Fatime”. (QKUK, Prishtinë)

  • 13:30

    Mbahet tryeza “Aplikimi klinik i biomarkerave për diagnostikim dhe monitorim të sëmundjeve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 14:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në aktivitetin qendror për shënimin e 144-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës, Prizren)

  • 19:30

    Hapja solemne e festivalit të teatrove MonoAKT. (Teatri “Istref Begolli”, Pejë)

Kalendari Arkiv