Ngjarjet e ditës: 20 maj 2021

  • 09:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në lansimin e projektit ndërkombëtar për Edukimin Dual në Kosovë. (Hotel “OK”, Prizren)

  • 10:00

    Kuvendi mban seancë. Në rend dite interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës mban grevë njëorëshe në të gjitha regjionet e ATK-së, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. (ATK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, mban një aksion dhe konferencë për medie, në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit. (Zyra e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lëvizja FOL bën ndarjen e çmimeve për 3 shkrimet më të mira të cilat kanë trajtuar temat e prokurimit publik në Kosovë gjatë vitit 2020. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Java e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore vazhdon me aktivitet me nxënës të SHFMU “Dardania”, vozitje me biçikletë ose trotinet, etj. (Lagja “Dardania”, Prishtinë) 

  • 11:00

    Federata Skitare e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me trajnim për vullnetarët për kërkim shpëtim. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), organizon turneun dedikuar ish-futbollistit dhe gazetarit sportiv Burim Hatipi. (Pallati i Rinisë dhe i Sporteve, Prishtinë)

  • 11:00

    UNMIK dhe IOM festojnë Ditën Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim. (Platforma Zoom)

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Presidentja, Vjosa Osmani i ndan medalja Gadës Kombëtare IOWA-s, respektivisht gjeneralmajor Benjamin Corell. (Kabineti i presidntes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferncë për medie. (Ndërtesa e  Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi mban konferencë për medie. (Objekti i Gjykatës)

  • 14:00

    Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në shpërndarjen e materialeve për përfituesit nga projekti SIRED, që ka për qëllim rritjen e të ardhurave dhe produktivitetit të prodhuesve bujqësorë. (Restoranti “Malboro”, Prizren)

  • 14:00

    Në sallën e Kuvendit Komunal në Prizren mbahet mbledhja e tretë për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024, ku tema e këtij dëgjimi publik është: “Takimi me përfaqësues të bizneseve”. (Platforma “Zoom”)

  • 15:00

    Shefi i Zyres se BE-së, Tomas Szunyog takohet me kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Pas takimit vizitojnë vendpunishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës. (Objekti i Sindikatës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    OJQ Youth are the real Leaders organizon panel diskutimi me temë “Roli i të rinjve dhe politikat rinore për trashëgiminë kulturore”. (Qendra “Libart” në Bibliotekën e qytetit “Hivzi Sylejmani”) 

  • 15:40

    Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv