Ngjarjet e ditës: 29 gusht 2023

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 11:00

    Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë mban konferencë për medie, pas vendimit të gjykatës kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në Dollc. (Objekti i shkollës fillore “Zgjimi”, Gremnik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Opre Roma Kosova organizon protestë kundër dhunës së ushtruar ndaj një pjesëtari të komunitetit rom dhe të kërkojë llogari për veprimet e zyrtarëve policorë në këtë rast. (Para stacionit policor në Graçanicë)

  • 12:00

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zhvillon takim me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj. (Zyra e SBAShK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv