Ngjarjet e ditës: 3 gusht 2022

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion formon grupin e punës për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme etj. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton lidhur me realizimin e Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale; të Autoritetit Kosovar të Konkurencës si dhe të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj Komunës së Prishtinës, për diskriminim në qasje. (Gjykata Themelore e Prishtinës, salla 319)

  • 11:00

    Në 40-vjetorin e bashkimit politik të organizatave patriotike-krijimi i LPK-së, mbahet akademi përkujtimore dhe zbulimi i pllakës. (Kuvendi komunal, Deçan)

  • 11:30

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës. Në rend dite është votimi i rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve; shqyrtimi i raporteve vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe të KOSTT-it; debati parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave etj. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    DOKUFEST mban konferencën e përvitshme për medie, ku do të shpaloset programi për edicionin e 21-të. (Kino “Lumbardhi”, Prizren)

  • 19:00

    Qendra Kosovare për Studime Gjinore së bashku me artisten Fitore Berisha inaugurojnë muralin “Andrrat e Thyera”. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani; ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku; dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Rruga “Agim Ramadani” përballë Sllovenia Sport, Prishtinë)

  • 19:00

    Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës “Vizatime n’letër” të artistes Nurhan Qehaja, e kuruar nga Majlinda Hoxha. (Galeria, Te Qafa)

Kalendari Arkiv