Ngjarjet e ditës: 16 maj 2022

  • 09:00

    Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, hapin edicionin e 8-të të Shkollës Diplomatike Verore. (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

  • 09:50

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, viziton familjen e veprimtarit Ukshin Hoti. (Krushë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet ngjarja përmbyllëse e programit ACCESS – “Qasja në treg dhe shërbimet e digjitalizimit për bizneset kosovare”. Marrin pjesë ministret Rozeta Hajdari dhe Artane Rizvanolli, ambasadori i Austrisë Christoph Weidinger etj. (Hoteli “Emerald”,  Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës mban mbledhjen konstituese. (Ndërtesa e Kuvendit, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për Turizmin; dhe raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban takim me ekspertin e angazhuar nga UN Women lidhur me përfundimin e draftligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

  • 11:00

    Me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit, politologut dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, do të bëhet një vizitë në Shtëpinë Muze. (Krushë e Madhe, Rahovec)

  • 11:00

    Mbahet festivali i organizuar nga “Max Travel” me qëllim të zhvillimit të turizmit, pjesë e të cilit do të jenë më shumë se 30 përfaqësues të hoteleve nga Turqia. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

  • 11:00

    OJQ Aktiv promovon ueb faqen “Miqësia Serbe-Shqiptare”. (Qendra e Energjisë Qytetare Mitrovicë)

  • 12:00

    Mbahet promovimi i romanit “Eskadronët e vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

  • 13:00

    SOS Fshatrat e Fëmijëve, në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë dhe KOMF, shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Familjes. (SOS Fshatrat e Fëmijëve, rruga “1 Tetori”, Velani)

  • 15:00

    Lëvizja Studentore “Studim Kritikë Veprim” do të zhvillojë një aksion simbolik. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Brestoc, Hoçë e Vogël. (Objektet e shkollave fillore të fshatit Brestoc dhe Hoçë e Vogël)

  • 20:00

    Mbahet nata e fundit e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival” 2022. Me këtë rast ndahen çmimet e edicionit të gjashtë të këtij festivali. (Teatri “Faruk Begolli”, Kolegji AAB)

Kalendari Arkiv