Ngjarjet e ditës: 8 mars 2023

  • 10:00

    Komuna e Prishtinës organizon hapjen e Qendrës “Klasat për nëna” dhe lansimin e programit “Kujdesi në Grup në 1000 ditët e para”. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Vushtrrisë për nderë të festave të marsit, organizon gara në shah për klasat e para deri të pestat. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”)

  • 10:00

    Universiteti i Prishtinës organizon konferencën “Gratë – Paqja – Siguria”. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare)

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion shqyrton ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive; Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton planin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 10:00 -12:00

    Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” proteston me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas. Marshi nis nga Pallati i Drejtësisë (ora 10:00) dhe pas grumbullimit në sheshin “Zahir Pajaziti” (ora 12:00) vazhdohet me trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës. (Pallati i Drejtësisë/ Para Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kuvendi i Komunës së Prishtinës mban seancë solemne për nder të Ditës së Gruas. (Salla e Kuvendit Komunal)

  • 11:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Te Qafa) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” hap ekspozitën “Kosova – më shumë se një rrëfim”, më rastin e përvjetorit të 15-të të Pavarësisë. (Holli i ekspozitave)

  • 11:00

    Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Gjilan do të bëhet zbulimi i shtatores Heroina e Qytetit. (Platoja e Teatrit të qytetit)

  • 11:00 - 13:30

    Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan vazhdon aktivitetet për shënimin e 10-vjetorit të themelimit. Agjenda:

    11:00 – Diskutim me temën “Roli dhe rëndësia e UKZ-së në shoqëri” (UKZ, salla A11)

    12:00 – Garat e studentëve për projektin më të mirë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike (Salla A34)

    13:30 – Koncert muzikor nga studentët e UKZ-së nën udhëheqjen e profesoreshës Drita Kryeziu (Salla A34)

  • 11:30

    Agjencia për Barazi Gjinore organizon diskutim me rastin e 8 Marsit – Dita e Gruas. Merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

  • 12:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti viziton biznesin ‘’Premium Bakery’’. (Graçanicë)

  • 13:30

    Komuna e Prishtinës organizon aktivitetin “Super Çikat” me rastin e Ditës së Gruas.  Galeri me piktura të punuara nga nxënësit me moton “Super Çikat”; Pikë muzikore nga nxënësit e shkollës “Prenk Jakova”; Ese dhe poezi nga nxënësit; fjalë rasti nga kryetari Përparim Rama dhe panel diskutimi “ Çikat sfidojnë stigmat me zgjedhjet në karrierë”. (Kino “Armata”,  Prishtinë)

  • 14:00

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me STIKK, organizon takim me kompani të suksesshme të udhëhequra nga gratë në TIK. (Shtëpia e Evropës, rr. UÇK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Anëtaret e Bordit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, mbajnë konferencë për medie. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    Ambasada e Francës në Kosovë organizon një aktivitet me rastin e Ditës ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Mehë Uka”, Mitrovicë)

  • 18:00

    Gratë dhe të Rinjtë e Vetëvendosjes ndezin 66 qirinjë në përkujtim të 66 grave e vajzave të vrara nga femicidi që nga paslufta. (Para Teatrit Kombëtar)

Kalendari Arkiv