Ngjarjet e ditës: 03 qershor 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:30

    Në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe avokuesit për të drejtat e njeriut, Agim Vatovci, organizohet mbledhje komemorative. (Salla e Kuvendit të Komunës, Vushtrri)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskutim lidhur me procesin e verifikimit tё aplikacioneve të viktimave tё dhunёs seksuale gjatё luftёs. Të ftuar janë përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban takim me Artur Lorkowskin, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli në Vjenë. (Ndërtesa e Kuvendit, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve për anëtarët e kuvendit komunal me performancën më të mirë në rolin përfaqësues, legjislativ dhe mbikëqyrës, në komunat: Gjilan, Prizren, Malishevë, Istog, Kllokot dhe Rahovec. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Kuvendi Komunal i Prishtinës, diskuton për planin e Lagjes “Kalabria”. (Salla e Kuvendit Komunal) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) – Departamenti i Estradës mban konferencë për media. (Zyra e OHTK-së afër Xhamisë së Dardanisë, objekti i Sira Academy, Prishtinë

  • 18:00

    Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës)

  • 20:00

    Mbahet gala-koncert në 25-vjetorin e çlirimit të Prishtinës “Kënga jonë-Për Ty Prishtinë” nën përkujdesjen e Komunës së Prishtinës. Këndojnë: Vesa Luma, Vullnet Sefaja, Yll Limani, Adelina Paloja, Albërie Hadërgjonaj, Alma Bektashi, Jehona Sopi, Jericho. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë)

Kalendari Arkiv