Ambasada Japoneze në Kosove organizon ceremoninë e nënshkrimit të dy grant-projekteve në kuadër të skemës së granteve. (Pallati i Kapitalit, rruga Prishtinë-Fushë Kosovë, në objektet ku ndodhet Banka Botërore)
Ambasada Japoneze në Kosove organizon ceremoninë e nënshkrimit të dy grant-projekteve në kuadër të skemës së granteve. (Pallati i Kapitalit, rruga Prishtinë-Fushë Kosovë, në objektet ku ndodhet Banka Botërore)
Bëhet lëshimi i WI-FI-së në autobusët e Trafikut Urban. Merr pjesë kryeshefi Ekzekutiv i Trafikut Urban, Burim Maraj. (Pritorja te New Born) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti D4D organizon konferencën me temën “Monitorimi i çrregullimeve të informacionit në mediat online dhe sociale gjatë muajve tetor-dhjetor”. (Hotel “Sirius”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Institucioni i Avokatit të Popullit organizon konferencë ku prezanton raportin me rekomandime “Gjuha në diskursin publik në raport me detyrimet që ka shteti në garantimin e lirisë së shprehjes dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes”. (Swiss Diamond hotel) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Ekonomisë lanson Thirrjen Publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe NMV-ve për investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti, (Mensa “Ramiz Sadiku”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportun e auditimit të performancës “Renovimi dhe rikonfigurimi i stadiumit të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë”. I ftuar është ministri i MKRS, Hajrulla Çeku. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj. ( Shtëpia e Bardhë, Prizren)
Këshilli i prindërve në ShFMU “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë organizon protestë pasi nxënësit e klasëve të pesta nuk po vijojnë mësimin që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, për shkak të ndryshimit të orarit dhe kalimit në ndërrimin e tretë. (Para shkollës “Mihal Grameno” – Aneksi)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton peticionin e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Draft-Planin e Punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2024. (Kuvendi i Kosovës, N204)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Draft-Planin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024. (Kuvendi i Kosovës, N302)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore shqyrton raportin e grupit punues për shqyrtimin e CV-ve te kandidatëve për ekspertë, si dhe diskuton rreth hartimit të planit të punës. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.