Ngjarjet e ditës: 26 maj 2021

  • 10:00

    D4D lanson hulumtimin “Mini-Shengeni dhe Bashkëpunimi rajonal: Nevojiten gjashtë shtete për bashkëpunim në Ballkanin Perendimor”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere raportojnë përfaqësues të Bankës Qendrore. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e radhës “Indeksi i konkurrueshmërisë së prodhimit”, ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e këtij sektori. (Zyrat e Odës Amerikane, “Pejton”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) 

  • 10:30

    Kolegji “Universum”, organizon Panairin e karrierës&studimeve jashtë bendit. (Kampusi i Kolegjit “Universum”, magjistralja Prishtinë-Ferizaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), mban mbledhjen e radhës. (Platforma Zoom)

  • 10:00

    Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me drejtorët komunalë do të bëjnë homazhe pranë varezave të martirëve në Lagjen e Trimave, në përkujtim të 22 vjetorit të masakrës së Tususit. (Lagja e Trimave, Prizren)

  • 11:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takohet me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku. (Objekti i Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin vjetor të performances së Zyrës Kombëtare dhe Raportit të auditimit, i ftuar auditori i përgjithshëm, Besnik Osmani. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) 

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin vjetor i Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

  • 11:00

    Kryetari i Ulqinit, Aleksandër Daboviq, mban diskutim për hapjen e turizmit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

  • 11:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban dëgjim publik mbi nismën ligjore për Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhunës ndaj Grave. (Kuvendi i Kosovës, salla N 506)

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencën për medie. (Zyra e PDK-së, Prizren)

  • 12:00

    Në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak, Rashkë, prezantohet përmbledhje e aktiviteteve gërmuese dhe zhvarrimeve në këtë lokacion. (Kizhevak, Serbi)

  • 14:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia takohet me përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë, pas vendimit për lirimin e masave. (Ministria e Shëndetësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv