Ngjarjet e ditës: 25 tetor 2023

  • 09:00

    Shoqata e Bankave të Kosovës dhe Shoqata Shqiptare e Bankave organizojnë Forumin “Siguria Kibernetike në Industrinë Bankare”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale. (Hagë)

  • 10:00 - 10:45

    Grupi i Miqësisë Kosovë-Estoni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, pret në takim kryetarin e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin e Estonisë, deputetin Kristo Enn Vaga. Përderisa nga 0ra 10:45 do të ketë konferencë për medie. (Kuvendi i Kosovës, N 10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur, viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe peticione takohet me përfaqësuesit e Panelit për Lirim me Kusht/KGJK, me qëllim të informimit për punën dhe funksionimin e këtij Paneli. (Kuvendi i Kosovës, N302) 

     

  • 10:30

    Shoqëria e Avokatëve “DeJure Law Firm”, dorëzon në Gjykatë Kushtetuese të Kosovës kërkesën kushtetuese në emër të përmbaruesit të shkarkuar privat, Ilir Mulhaxha, nga Ministria e Drejtësisë. (Gjykata Kushtetuese) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës bëjnë hapjen solemne të Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2023”. (Sheshin “Xhorxh Bush”, Prishtinë)

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet vjetore financiar për vitin 2022 të KQZ-së, AKP-së dhe AKK-së. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bën vendosjen e gurthemelit të çerdhes në Fushë-Kosovë. (Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Universum International College (UNI) mban diskutim për nder të muajit rozë, rreth ndërgjegjësimit për kancer të gjirit. Merr pjesë dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga. (Kampusi i UNI, afër Prishtina Mall)

  • 13:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bën vendosjen e gurthemelit të çerdhes në Milloshevë. (Obiliq)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 17:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshilli Inicues i Muzeut të Artit Bashkëkohor, mbajnë konferencë për Prezantimin e konceptit themelues të Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv