Ngjarjet e ditës: 11 mars 2025

  • 10:00

    “Action for Mothers and Children” dhe “Cycle Kosovo for Children”, dorëzojnë donacion me pajisje mjekësore të domosdoshme për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog. (QKMF, Istog)

  •  10:00

    Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT lanson raportin hulumtues mbi kapacitetet institucionale të sigurisë për përballimin e emergjencave civile, katastrofave natyrore dhe sfidave të tjera të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. (Hotel Prishtina) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Iniciativa Studentore për Novacion, mban aksion protestues ndaj mungesës së hapësirave të dedikuara për studentët për aktivitete kulturore dhe artistike, si dhe ndaj neglizhencës së menaxhmentit të Qendrës së Studentëve. (Qendra e Studentëve të UP-së, te konviktet) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Federata e Hendbollit e Kosovës mbanë konferencë për media. (Lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës)

  • 13:45

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit, ndërsa pas takimit Osmani dhe Rutte do të mbajnë konferencë për media. (Kabineti i Presidencës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:50

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

Kalendari Arkiv