Ngjarjet e ditës: 12 tetor 2022

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton vendimin e Qeverise së Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Gjithashtu shqyrton raportin Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2021, atë të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021 dhe të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton raportet me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcës së Sigurisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) 

  • 10:30

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, viziton Ngrohtoren e Prishtinës “Termokos”, për t’u informuar me përgatitjet përfundimtare dhe fillimin e sezonit ngrohës 2022/2023. (NP “Termokos”, “Dardania”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Partia Socialdemokrate fillon fushatën me programin e ri “Bazë”, me ç’rast do të mbahet edhe konferencë për medie ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Kosovë organizon një aktivitet në shenjë solidariteti me gratë në Iran. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministrja e Kulturës dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni viziton Kosovën më ç’rast do të takohet me Ministrin Hajrulla Çeku. (Kabineti i ministrit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë bën inaugurimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza (ITUZ). Merr pjesë dhe kryeministri ALbin Kurti. (Gorazhdec, Pejë)

  • 16:30

    Presidentja Vjosa Osmani e pranon Raportin e Progresit për Kosovën të këtij viti nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Fondacioni Lumbardhi mirëpret figurën historike të kinematografisë shqiptare, aktoren Tinka Kurti në promovimin e librit “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” të autores Anila Mema. (Kino “Lumbardhi”, Prizren)

  • 17:15

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, ku do të pranojë Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2022. Pas takimit, do të ketë konferencë të përbashkët për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv