Ngjarjet e ditës: 20 gusht 2021

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka bën përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare. (Lagja “Arbanë”, Prizren)

  • 11:30 - 00:00

    AgroFesta nis edicionin e 7-të të Festës së Perimkulturës. (Krushë e Madhe, Rahovec)

    Agjenda:

    Ora 11:30 – Parakalimi Perimtar;
    Ora 12:00 – 12:55 – Hapja solemne e Festivalit AgroFesta;
    Ora 14:00 – Hapja e Agro Tregut;
    Ora 15:00 – Sofra Krushjane;
    Ora 16:00 – Pjekja e Ajvarit në mënyrë tradicionale e bërja e Turshive në mënyrë tradicionale

    Ora 17:00 – Kush e Mush’, garat në shpejtesinë e mbushjes së thaseve me speca;
    Ora 20:00 – 00:00 – Koncert.

  • 11:40

    Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me Komitetin për menaxhimin e pandemisë mban konferencë për medie. (Kompleksi i shkollave të Mesme)

  • 12:00

    Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Berdyna mban konferencën e rregullt për medie. (Obekti i MAShTI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 12:30

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë për medie konferencë lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve nëse janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00 - 22:00

    Fluidi organizon një varg aktivitetesh në Gjilan.

    Agjenda:

    Ora 14:00 – Shkuma party në Pishinën “Hawaii”;

    Ora 18:00 – 22:00 – Lojë shpërblyese gjatë kampanjës në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”.

     

  • 15:00

    Ambasadori i ShBA-së Philip Kosnett, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti mirëpresin dërgesën e parë të vaksinave të dhuruara Kosovës nga ShBA-ja. (Oborri i Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Fillon edicioni i 22-të i kampionatit të Kosovës në basketboll “Poli Stretball Kosova 2021”. (Para Teatrit Kombëtarë)

  • 17:00

    Komuna e Prizrenit mban dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2022. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

Kalendari Arkiv