Ngjarjet e ditës: 6 shtator 2024

  • 08:00 - 16:00

    Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë, më kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. (Drejtoritë Rajonale/ Stacionet policore) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:45

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. (Objekti i MPJD-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuratorja e pavarur, Fatoş Üstek, prezanton librin “Institucioni i artit të së nesërmes: Rishpikja e modelit”. (Reporting House, ish-ndërtesa e Gërmisë) 

  • 11:00

    Mbahet ceremonia qendrore e shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me shefen e Grupit të Asamblistëve të LVV-së, do të mbajnë konferencë për medie në lidhje me bllokimin e bartjes së buxhetit në seancën komunale nga partitë opozitare. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan)

  • 12:00

    Nis festivali i vjeljes së rrushit në Rahovec “Hardh Fest”. Merr pjesë dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci. (Rahovec) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet ceremonia e varrimit për veprimtarin e LPK-së dhe atdhetarin Ismajl Vishi, i cili u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. (Fshati Dubravë, Kaçanik) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Serbët lokalë në katër komunat veriore organizojnë bllokada në të gjitha pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me kërkesë për largim të Policisë së Kosovës nga veriu. (Pikat kufitare Kosovë-Serbi)

Kalendari Arkiv