Ngjarjet e ditës: 9 prill 2023

  • 10:00

    Drejtuesit e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Fondacionit “Hasan Prishtina” – Prishtinë vendosin lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99” me rastin e 24-vjetorit të eksodit të popullatës shqiptare. (Bllacë, kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare, me rastin e 24-vjetorit të Betejës së Koshares. (Koshare, Gjakovë)

  • 11:00

    Mbahet Mesha kryesore e Pashkëve. (Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Prishtinë)

  • 13:00

    Promovimi i veprave të shkrimtarit nga Amerika, Shefqet Meko, “Viza Amerikane” dhe “Saga përtej Atlantikut”. Marrin pjesë Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së; Mehmet Prishtina, nga Fondacioni Hasan Prishtina”; Luan Zyka, kryetar i Komunitetit Shqiptar të Selanikut etj. (Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të ​​​​​Shqiptarëve, Shkup) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Ipeshkvia e Kosovës organizon pritjen solemne me rastin e festës së Pashkëve. (Qendra “BogdaniPolis”, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë)

Kalendari Arkiv