Ngjarjet e ditës: 5 dhjetor 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

     

  • 09:00

    Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës” mban konferencën e 9-të të Mjedrës në Kosovë. Merr pjesë Zv.ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  •  09:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  •  09:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton planin e Performancës të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban takimin e rregullt të 336-të me radhë. (Objekti i KGJK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

  • 09:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për Inspektoratin Qendror te Mbikëqyrjes se Tregut; si dhe vendimin e Presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit”. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:45

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjit për Bankat; si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës. Në rend dite është propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së; votimi i disa projektligjeve dhe Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore. (Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në bashkëpunim me OSBE-së në Kosovë dhe Rrjetin e Grave të Kosovës, mbajnë tryezë për barazinë gjinore në proceset zgjedhore. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 10:30

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën me temën “Agjenda e reformave e Kosovës: Zbrazëtirat mes planifikimit dhe zbatimit”, e cila ka për qëllim të diskutojë Agjendën e Reformave të aprovuar nga Qeveria me 9 tetor të këtij viti. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 

  • 10:50

    Education Code dhe ACDC prezanton projektin “Drejtësia Mjedisore: Një rrugë për ndërtimin e paqes dhe kohezionit shoqëror”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë e Veriut)

     

  • 11:30

    OJQ TOKA mban Konferencën e Vullnetarizmit të Vitit. (Kino “Armata”)

  • 12:00

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, proteston me kërkesë për rritje page. (Para ndërtesës së Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:40

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mban konferencë për media. (Objekti i MPJD-së) ***Kjo ngjarje është anuluar.

  • 14:00

    Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë emërimi i dy anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, votimi i disa Marrëveshjeve ndërkombëtare etj. (Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Shfaqet filmi “Nice Ladies” dhe mbahet panel diskutimi. (Kinema “Armata”, Prishtinë)

     

Kalendari Arkiv