Ngjarjet e ditës: 13 maj 2022

  • 08:00

    Takimi Panshqiptar Ndërballkanik Euroatlantik i quajtur “Takimi i Madh i Prishtinës” fillon veprimtaritë me homazhe nderimi tek Monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. (Sheshi “Skenderbu”, Prishtinë)

  • 09:00

    “Takimi i Madh i Prishtinës” organizon ceremoninë e shpërndarjes së 3 000 librave dhuratë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi dhe për një pjesë të Maqedonisë Veriore. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet ceremonia e dhurimit të 270 frigoriferëve dhe ngrirësve për të përforcuar sistemin e zinxhirit të ftohtë të vaksinave në Kosovë, donacion nga UNICEF-i dhe USAID. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Komisioni për Legjislacion organizojnë diskurimin “Në pritje të Opinionit të Komisionit të Venecias për Koncept-Dokumentin për Vetting”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Provimin e Jurisprudencës. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

  • 11:00

    Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, me pikat e papërfunduara nga seanca e 5 majit. Shqyrtohen tri projektligje, mbahet debat parlamentar për punën e Qeverisë etj. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

  • 13:00

    Ambasada e Zvicrës organizon ngjarjen e nisjes së Programit të Bashkëpunimit Zviceran për Kosovën 2022–2025. (Hotel “Garden”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Shtëpia e Evropës dhe BONEVET organizojnë ngjarjen “E ardhmja e gjelbër përmes teknologjisë AR”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë e Veriut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Me rastin e 85-vjetorit të lindjes se ish-sekretares së ShBA-së, Madeleine Albright, Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” në Fushë-Kosovë, në bashkëpunim me Shoqatën “Miqtë e Amerikës”, do të bëjnë hapjen e teatrit të shkollës me emrin e saj. (Gjimnazi “Hivzi Sulejmani”, Fushë-Kosovë)

  • 14:00

    Shtëpia e Evropës organizon kuizin “E ardhmja e gjelbër dhe digjitale”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë e Veriut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të mbajë konferencë për medie, lidhur me vizitën në Izrael, takimin me përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep  Borrell, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. (Salla e Konferencave, MPJD) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pret në takim të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Pas takimit, Gërvalla dhe Sarrazi do të japin deklaratë për media. (Salla e konferencave, MPJD) 

Kalendari Arkiv