Ngjarjet e ditës: 30 gusht 2023

  • 09:30

    Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 10:00 – 15:00

    Agjencia e Pyjeve e Kosovës pranon dy dronë DJI Matrice 300, për monitorimin e pyjeve. Në ceremoni merr pjesë dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci. (Parku i Blinajës, Lipjan)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë nderime tek Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. (Përballë Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikohet raporti “Kapacitetet e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në përmbushjen e obligimeve ligjore”. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Kuvajtit, Faisal Al Musaileem. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS mban aksion rrugor “Dera e Pritjes”. (Sheshi “Skënderbeu”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv