Ngjarjet e ditës: 20 korrik 2023

  • 09:00

    Vazhdon gjykimi në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 09:30

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) prezanton gjetjet dhe rekomandimet për bashkëpunimin rajonal të sigurisë në Ballkanin Perëndimor nga procesi i konsultimit. (Hotel “Garden”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Nënkryetari i Kryeqytetit, Alban Zogaj bashkë me Donika Çetta, drejtoreshë e Hapësirave Publike dhe Parqeve përurojnë hapësirën e re gjelbëruese të sapo krijuar. (Rrethi i Flamurit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    EcoKosWomen organizon hapjen e panairit me produkte të grave në agrobiznes. Marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Komuna e Prishtinës, donatorë ndërkombëtarë si dhe shoqatat nacionale nga fusha e bujqësisë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor të Organit Shqyrtues tw Prokurimit për vitin 2022 dhe Raportin vjetor Financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 11:00

    Nënshkruhet Marrëveshja e Binjakëzimit ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Vukovarit të Republikës së Kroacisë. (Komuna e Skenderajt)

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e shqyrton Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 12:00

    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mban tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medieve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:05

    Komisioni për Integrim Evropian e shqyrton Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

  • 19:00

    Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, promovon librat “Proceset e kurdisura” dhe “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd” të gazetarit Fahri Musliu. (Biblioteka e Qytetit, Gjakovë)

  • 20:00

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës lanson platformën “ShijoKosovën”, që i dedikohet mërgatës. (Muzeu Kombëtar i Kosovës)

Kalendari Arkiv