Ngjarjet e ditës: 17 dhjetor 2022

  • 10:30

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mban Kuvendin e 20-të Vjetor të Anëtareve. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 11:00

    Organizohet tryezën “Drama shqipe”, me të ftuarit prof. dr. Haqif Mulliqi dhe prof. ass. dr. Emin Emini. (Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës, në “Art Centër”)

  • 12:00

    Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës për të trembëdhjetën herë organizon takimin letrar “Esad Mekuli”, që mbahet për nder të ditëlindjes së shkrimtarit. ( Rr. “Jashar Salihu”, Kulla e zotnisë, Mahalla e Muhaxherëve)

  • 12:00

    Bëhet përurimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e Haradin dhe Zade Muja që ishte vatër dhe bazë e Lëvizjes Popullore dhe celulave të para të UÇK-së. (Aktash 1, Prishtinë) 

  • 14:00

    Organizohet ora poetike “Dritë mbi plagë”, ku të pranishmëve do t’u dhurohet nga një ekzemplar i librit “Dritë mbi plagë”. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës)

Kalendari Arkiv