Ngjarjet e ditës: 20 shtator 2021

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Platforma Zoom)

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafës. (Hagë)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) 

  • 14:00

    The Balkan Forum organizon konferencë “JO regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kombëtarja e Norvegjisë në konkurrencën e femrave mban stërvitje para ndeshjes me Kosovën. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 17:00

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Kryetari i komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, Mytaher Haskuka viziton fshatin Zhur. (Shkolla “Dëshmorët e Zhurit”)

  • 18:15

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave mban konferencë për medie para ndeshjes me Norvegjinë. Ndërsa, pas 45 min mban stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

     

Kalendari Arkiv