Ngjarjet e ditës: 12 prill 2022

  • 09:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:20

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, shqyrton dy projektligje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë) ***Transmetim “live” në faqen e Facebookut të Ekonomia Online.

  • 10:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 - 11:55

    Një delegacion nga shteti i Izraelit, kryesuar nga Ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej, vizitojnë Kosovën, priten nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

    Agjenda:

    Ora 10:00 – 10:15 – Homazhe te Pllaka memoriale në nderim të viktimave të Holokaustit. (Oborri i ndërtesës së Kuvendit)

    Ora 10:15 – 11:15 – Takim bilateral në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrit për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38) 

    Ora 11:15 – 11:55 – Konferencë e përbashkët për media e dy ministrave. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla e konferencave) ***Ngjarjet mbulohen me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport diskuton për gjendjen e kulturës, rinisë e sportit në nivel komunal. E ftuar është Xhemile Murati – Shabani, kryesuese e Kolegjiumit për Kulturë, Rini e Sport në AKK. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare si dhe raportin vjetor të ARrU-së për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

  • 10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) lanson platformën “Ambientalisti”, e realizuar në kuadër të projektit “Rritja e aktivizimit qytetar në çështjet e ambientit”. (Zyret e GLPS-së, Rr. “Rexhep Luci”)

  • 10:00

    OJQ Aktiv dhe anëtarët e Koalicionit të Kosovës për Pajtim organizojnë konferencën dyditore “Forumi e ardhmja”. (Qendra e Energjisë Qytetare, Mitrovicë e veriut)

  • 10:00

    Mbahet takimi inaugurues i Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (KGJK)

  • 11:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të RTK-së për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 11:00

    Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Ministrisë së Arsimit. Për media prononcohet nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati. (Para MASHTI-t) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare dhe Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

  • 12:30

    Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar për politikën e jashtme. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

  • 14:00

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me zyrtarë të Departamentit Koordinues i Këshillit për Siguri në Komunikacionin Rrugor në kuadër të MMPHI-së, mbajnë konferencë për medie, lidhur me javën kombëtare të sigurisë rrugore që është duke u zhvilluar në tërë territorin e vendit nga data 11 prill 2022. (Hapësira në hyrje të autostradës nga rrethi i Veternikut (drejtimi Prishtinë-Bresje) 

  • 17:00

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin me temën “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve në Kosovë: Zvogëlimi i barrës administrative dhe digjitalizimi në nivel qendror dhe lokal”. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:45

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pret në takim presidenten e BERZh-it, Odile Renaud Basso, si dhe shefin e Sektorit për Bashkëpunim nga Zyre e BE-së, Luiggi Brusa, me ç’rast do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi. (Objekti i vjetër i Komunës) 

  • 20:00

    Kombëtarja e Kosovës në Futboll në konkurrencën e femrave zhvillon ndeshjen Kosovë-Belgjikë.  (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

Kalendari Arkiv