Ngjarjet e ditës: 5 prill 2023

  • 09:00

    Vazhdon gjykimin për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live edhe në faqen e Ekonomia Online në Facebook.

  • 10:00

    Sindikata e QKUK-së proteston në lidhje më pakënaqësitë për koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shëndetësor. (Para hyrjes së Administratës qendrore të ShSKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret basketbollistet e KBF Bashkimi dhe trajnerin Ramush Rushiti, ku do të nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës për stadiumin e Zhurit. (Shtëpia e Bardhë)

  • 11:00

    Policia e Kosovës mban konferencë. Nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në PK prezanton raportin dhe statistikat analitike mbi gjendjen në trafikun rrugor. (Stacioni policor “Qendra”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizata Joqeveritare “QIKA” mban protestë  lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i cili vërtetoi se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën në jetë. (Para Këshillit Prokurorial të Kosovës, Newborn) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike diskuton aktivitetet e mbetura në proces. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Verëra. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligji për Rregullat e trafikut rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv