Ngjarjet e ditës: 15 gusht 2024

  • 10:00

    Komuna e Prishtinës prezanton programin e ri të mësimit gjithëditor në shkollat e kryeqytetit. (Objekti i vjetër i Komunës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Presidentja Vjosa Osmani do të zhvillojë takim me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. (Viti) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Bëhen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për nder të heroit kombëtar Remzi Ademaj – Komandant Petriti. (Fshati Landovicë, Prizren)

  • 10:15

    Platforma për kontroll të fakteve, Hibrid.info prezanton raportin e dytë vjetor për çrregullimin informativ në Kosovë “Prapa Ekraneve: Adresimi i Sfidave të Informimit në Kosovë II”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në festën e Zojës së Madhe në Letnicë të Vitisë. (Letnicë, Viti) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Zëvendëskryetari i Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore, Ardian Kastrati, dhe Bekim Haxhiu, anëtar i këtij komisioni, mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv