Ngjarjet e ditës: 24 shkurt 2022

  • 09:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën në lidhje me Reformën e Administratës Publike në Kosovë, sfidat si dhe zgjidhjet potenciale. Në hapje të konferencës, marrin pjesë dhe kryeministri Albin Kurti, Tomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite është shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil dhe pika të tjera (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhjen e rregullt. (Kuvendi Komunal, Gjilan)

  • 10:00

    Oda e Mjekëve të Kosovës organizon tryezën me temën “Gjendja aktuale në sektorin e shëndetësisë – Kemi apo nuk kemi sistem shëndetësor funksional? – Kahja e reformës së nevojshme”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Grupi organizativ i protestës “Asnji cent ma shumë”, mban konferencë  për medie. (Para ndërtesës së Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” protestojnë pasi qe 5 muaj është ndërprerë prodhimi, si pasojë e krizës së zgjatur ekonomike. (Para ndërtesës së Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve organizon protestë kundër zhdukjes së qenve endacakë. (Para Komunës së Ferizajt) 

  • 13:00

    Organizata “ETEA” organizon takim mes nxënësve dhe drejtores së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.  Tema e diskutimit: Libri dhe arsimi. (Qendra “Libart”, biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani)

  • 15:00

    KFOR-i dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës organizojnë një aksion për dhurimin e gjakut. Merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi. (Kampi Qendror i KFOR-it “Film City”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Organizata “ETEA”  organizon takim me shkrimtarin Nazmi Rrahmani. Do të diskutohet për letërsinë dhe “Rilindjen”. (Qendra “Libart”, biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani)

  • 17:00

    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist zhvillojnë një aksion në shenjë solidariteti me popullin ukrainas. (Teatri Kombëtar, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv