Ngjarjet e ditës: 24 tetor 2022

  • 09:30

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, mban konferencë për medie. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit fillon “Javën për të Drejtat e Viktimave të Krimit”. Marrin pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani; u.d. kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi; ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Bëhet lansimi i programit të bursave të nivelit master të quajtur “Young Cell Scheme” për vitin akademik 2023-2024. Merr pjesë dhe zv.kryeministri Besnik Bislimi. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizatat Unioni Demokratik Studentor, Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore (UDS-USPE-OPS-PS), mbajnë konferencë. (Para ndërtesës së rektoratit të UP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, viziton hapësirën ku kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës për trajtimin e qenve endacakë. (Rr. “Dëshmorët e Gollakut”, afër lagjes “Marigona Hill”)

  • 12:00

    Komuna e Deçanit organizon festën tradicionale ”Dita e Gështenjës”. (Oborri i Komunës, Deçan)

  • 13:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) mban një aktivitet simbolik rreth temës së dialogut me Serbinë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet konferenca “Gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës” organizuar nga Kolegji Universum, Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Forumi Ballkanik (BF). (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Presidentja Osmani pret në takim liderë institucional dhe përfaqësues politik nga Presheva, Medvegja e Bujanoci. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Presidentja Osmani pret në takim të Dërguarin e Posaçëm  të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv