Ngjarjet e ditës: 24 maj 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi i gjykimit në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live ne facebook.

  • 09:30

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Qytetarët e lagjes Kalabria protestojnë kundër komunës së Prishtinës nën moton”Thirrje për Protestë” për mosfutjen e planit të kësaj lagje në rendin e ditës në seancën e sotme. (Komuna e Prishtines, objekti i vjetër)

     

  • 10.00

    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizon tryezën “Strategjia e Energjisë, dhe rruga drejtë së ardhmes energjetike të Kosovës”. Me këtë rast, do të prezantohet dhe punimi “Rishikimi i Strategjisë së Energjisë së Republikës të Kosovës 2022-2031”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra për Qeverisje të Mirë/ ZKM, në bashkëpunim me VORAE e organizata të tjera, organizojnë tryezë diskutimi për Rregulloren për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

  • 10:30 - 13:30

    Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar ‘’Sharri’’/ MMPHI shënojnë Ditën e Parqeve Evropiane (Grumbullimi te shtegu i miqësisë Kosovë-Suedi, Prevallë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    Agjenda:

    10:30 – Fjalë rasti nga Liburn Aliu, ministër i MMPHI-së; Jonas Westerlund; ambasador i Suedisë etj.

    11:00 – Aktivitet për pastrimin e mbeturinave te rrjedha e lumenjve Lepenc dhe Lumbardhi të Prizrenit

    13:30 – Ecje në shtegun e miqësisë Kosovë – Suedi

  • 10:35

    Mbahet Festivali i turizmit dhe rekreacioneve natyrore “Peja outdoor and tourism festival”. (Kinemaja “Jusuf Gërvalla” Pejë)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. Shqyrtohet Raportit me amendamente në Projektligjin nr.08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.( Kuvendi i Kosovës)***Mbulohet me kamerë nga EO

  • 12:00

    Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani organizohet përurimi i librit “Liria si imanencë njerëzore” – (Fjalime të Presidentit Rugova, 1976-2005), me rastin e 24 majit, Ditës së Presidentit. Merr pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani. (Vendi: Shtëpia e Pavarësisë “Dr. Ibrahim Rugova”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tri vjet qeverisje. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00

    Kompania për distribuimin e pijeve, Agro Trade, prezanton showroom-in e ri. (Magjistralja Prishtinë-Shkup, km7)

Kalendari Arkiv