Ngjarjet e ditës: 5 prill 2022

  • 08:00

    Shoqata sindikale e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë mban grevë njëorëshe, me kërkesë rritjen e koeficientit të pagave, pagesës së ndërrimit të natës etj. (Para Drejtorisë së ShSKUK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 08:45

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe, me rastin e përvjetorit të 23-të të masakrës së Rezallës. (Rezallë, Skenderaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim delegacionin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) 

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë) ***Transmetim “live” në faqen e Facebookut të Ekonomia Online.

  • 10:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly,  nënshkruajnë Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale. (Ministria e Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës; dhe diskuton me menaxhmentin e ndërmarrjes “NewCo Ferronikeli” lidhur me gjendjen në këtë ndërmarrje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, mbahet manifestimi përkujtimor për masakrën e Rezallës. (Kompleksi i varrezave, Rezallë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për Projektligjet në procedurë dhe planifikimi i vizitave në terren. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 11:00

    Iniciativa për Progres (INPO) publikon raportin “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Republikës së Kosovës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 13:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencë për medie me temën “Paga minimale dhe efekti i saj në ekonominë e Kosovës”. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i kryeparlamentarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv