Byroja Kosovare e Sigurimit organizon ceremoninë me rastin e 11-vjetorit të themelimit. (Hotel “Venus”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Byroja Kosovare e Sigurimit organizon ceremoninë me rastin e 11-vjetorit të themelimit. (Hotel “Venus”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
Oda Ekonomike Amerikane organizon tryezën “Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë”. Marrin pjesë ekspertë eminentë nga Kroacia: Sinisha Varga, ish-ministër i Shëndetësisë i Kroacisë, Tihomir Strizrep, ish-drejtor i të Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Kroacisë etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP organizojnë fillimi e fushatës “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Avokati i Popullit organizon dëgjime publike përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria së Kosovës interviston Jeton Mehmetin Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mban konferencë për medie për masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët. (Ministria e Ekonomisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Proteston Këshilli Drejtues i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së. (Para objektit të Drejtorisë së QKUK-së) ***Kjo ngjarje anulohet.
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
Me rastin e vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj mbahet mbledhje komemorative. Kurse nga ora 14:00 bëhen homazhe pranë arkivolit, në fshatin Lumbardh e nga ora 15:00 bëhen homazhe te varri i tij. (Deçan)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës. (Hotel “Sheraton”)