Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për planifikimin e vizitave në institucione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për planifikimin e vizitave në institucione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
Ministri i Financave, Hekuran Murati, e pret në takim sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), Kunio Mikuriya. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivel master ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. (Përmendorja përballë Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet dita e dytë e edicionit të 15-të të Panairit Ndërkombëtar të Edukimit. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në lansimin e Sistemit Informativ të Kosovës për kërkime shkencore, platformë kjo për menaxhimin e informatave mbi kërkimet shkencore, e mbështetur nga HERAS Plus dhe ResearchCult. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në përvjetorin e 24-të të masakrës së Mejës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Fillojnë punimet e rrugës “Jim Xhema” e njohur ndryshe si rruga A. Merr pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. (Rruga A, Prishtinë)
Hapja e edicionit të 19-të të Panairit të Turizmit dhe Sportit. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
Organizata “EC Ma Ndryshe”, për nder të shënimit të Ditës së Tokës organizon disa aktivitete përgjatë rrugëve “Eqrem Çabej” dhe “Bingeni”. (Lagja “Ortakoll”, Prizren)
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) shënon Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë. (Mejë, komuna e Gjakovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e zërit” prezanton dokumentarin për krime të luftës “Krimet e pandëshkuara të Serbisë 1981-1999”, me rastin e Ditës Kombëtare të të pagjeturve. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LShK) promovon romanin e Bardhyl Mahmutit “Eskadronët e vdekjes”. (Lokalet e LSHK-së, rr. “Jashar Salihu”, Prishtinë)
Në kuadër të Javës “Vajzat në TIK”, prof. Besnik Krasniqi mban ligjëratën “Ndërmarrësia si zgjedhje e karrierës”. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)
Bëhet promovimi i librit “Kujtesa e Llaushës, histori, rrëfime e dëshmi 1981-1999”, të autorit të ndjerë, Demush Krasniqi. (Shtëpia e Kulturës, Malishevë)
“Evolution Dance” organizon një program kulturor me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
Jepet shfaqja teatrore “Babai dhe Babai”. Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Drejtësisë, Kuvendi i Kosovës dhe “Integra”, me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. (Holli i Kuvendit të Kosovës)