Ngjarjet e ditës: 14 maj 2021

  • 08:00

    Bëhet vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-Covid. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00 - 14:00

    Në organizim të Ministrisë së Kulturës, në bashkëpunim me Ansamblin “Shota”, organizohet një ceremoni komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të doajenit të këngës shqipe, Ismet Bogujevci.

    Agjenda:

    Ora 11:00 – Parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit “Zahir Pajaziti” deri në Teatrin Kombëtar;

    Ora 11:30 – 14:00 – Ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti artistik. (Teatri Kombëtar, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon marshin “Në solidaritet me popullin palestinez”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Infermieri Enlirat Duraku proteston para Kuvendit të Kosovës, pas ditës së 17 të grevës. (Objekti i Kuvendit)

  • 12:30

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Te Qafa) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për medie. (Selia qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me respiratorë nga shteti i Norvegjisë për Qendrën Mjekësore të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku pret në takim kryeatrie e Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Objekti i MKRS-së, sheshin “Nënë Tereza”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Federata e Notit e Kosovës mban takim me sportistët e reprezentacionit të Kosovës që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian që është duke u zhvilluar në Budapest të Hungarisë. (Shtëpia e sporteve) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie para Gjykatës Kushtetuese. (Gjykata Kushtetuese e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Drejtuesit dhe stafi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSh), me në krye presidentin e sapozgjedhur, Fidel Ylli, vizitojnë Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), ku do të priten nga drejtuesit e KOK-ut. (Objekti i KOK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 16:00

    Mbahet ceremonia e varrimit të doajenit të muzikës shqipe, Ismet Bogujevci. (Varrezat e qytetit në Arbëri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 16:30

    Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

Kalendari Arkiv