Ngjarjet e ditës: 13 qershor 2024

  • 09:00

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, raporton në Komisionin për Integrime Evropiane, për Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë mban konferencën për Integritetin e Informacionit “DISICON”, edicioni i 7-të. (“Klan Arena”,  Zona Industriale) 

  • 09:30

    Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë organizon Konferencën Shkencore “Kosova 1989-1999: Organizimi dhe qëndresa për çlirim”. (Amfiteatri i Institutit të Historisë)

  • 09:45

    Ndahet Çmimi Mjedisor për Shkolla “Dervish Roxhaja” që realizohet për herë të dytë në Kosovë në kuadër të Caritasit Zviceran projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis”-YENI. (Klan Arena)

  • 10:00‪

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    KOK organizon konferencë për media me rastin e aktiviteteve që po zhvillohen në kuadër të Javës Olimpike 2024. (Zyrat e KOK-ut)

  • 10:00

    Education Empowerment Initiative (EEI) organizon konferencën “Edukimi i Medies Digjitale si indikator i rëndësishem në shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve”. Merr pjesë dhe ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

  • 11:00

    Për nderë të Ditës së çlirimit të Ferizajt, Drejtoria Rajonale e Policisë në bashkëpunim OJQ-të Kuvendi i të rinjve të Ferizajt dhe “Flutura Academy”, organizojnë minimaratonën tradicionale “Vrapojmë me Policinë tonë”. (Nisja nga palestra e sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj)

  • 11:00

    Komuna e Ferizajt organizon akademi përkujtimore dhe zbulon shtatoren e dëshmorit të UÇK-së, Besim Fazliu. (Koshare)

  • 11:00

    Universiteti Publik “Kadri Zeka mban Konferencën e 3-të Vjetore Ndërkombëtare me temë “Trendet dhe Sfidat në Zhvillimin e Shoqërisë Bashkëkohore”. (Ambientet e Universitetit) 

  • 12:30

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, pret në takim ish-oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, të cilët kanë marrë pjesë në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë në qershorin e vitit 1999. Nderohen me çmimin “Helmeta Ilire”. (Objekti i vjetër i Komunës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:15

    Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier dhe ambasadori i BE-së, Tomasz Szunyog, mbajnë fjalim në konferencën për Integritetin e Informacionit “DISICON”, edicioni i 7-të. (“Klan Arena”,  Zona Industriale) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Federata e Sporteve Universitare të Kosovës, mban ceremoninë e përmbylljes së ligave universitare. Marrin pjesë: ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, rektor i UP-së, Qerim Qerimi, president i Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqi etj. (Fusha Sportive e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit) 

  • 17:00

    Dita e Rinisë për Vetëvendosje “Rina për ambientin”. (Qendra e Mitrovicës dhe Vushtrrisë)

  • 18:30

    Hapet ekspozita Rastislav Kostilník, “Arti përmes këndit të një diplomati” në përmbylljen e rrugëtimit të tij si diplomat i zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë. (Galeria Qahili)

Kalendari Arkiv