Ngjarjet e ditës: 4 gusht 2021

  • 09:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim vendimin e Qeverisë, për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit  të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyret e KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Komuna e Podujevës në vazhdën e aktiviteteve “Java e Diasporës” organizon Panair të Produkteve nga prodhuesit llapjanë. (Sheshi “Ali Ajeti”, Podujevë)

  • 15:30

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mban konferencë për medie, lidhur me publikimin e përgjimeve të fundit. (Ministria e Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Bëhet hapja e resortit të vetëm në Kosovë “Kështjella Dardanicum” me tradite te vjeter te modelit te shqiptarëve te lashtë ku paraqet kulturën dhe traditën tonë kombëtare dhe ky investim është bërë nga bashkëatdhetarët tanë nga Britania e Madhe që kap vlerën rreth 4 milionë euro. (Në Fshatin Kukaj, në Magjistralen Prishtinë – Gjilan Km 20)

  • 18:30

    Mbahet ceremonia inaguruese e Qendrës së parë për Arsim në Distancë. (“Rexhep Mala”, përballë ICK -së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv