Ngjarjet e ditës: 26 shtator 2023

  • 09:00

    Agjencia e Kosovës për Akreditim mban konferencën me titullin “Ndikimi i mekanizmave të sigurimit të cilësisë në krijimin e një kulture cilësore në arsimin e lartë”. Marrin pjesë: kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Vazhdon gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 09:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 10:00

    Kuvendi i Komunës së Gjakovës mban mbledhjen e radhës. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”)

  • 10:00

    Kuvendi i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Salla e KK. Rahovec)

  • 10:00

    Mbahet seanca edhe për dy të pandehurit pjesë e grupit terrorist serb në Banjskë, të cilët të dielën sulmuan Policinë e Kosovës, e për pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Punëtorët teknik të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë protestojnë në shenjë pakënaqësie me trajtimin e këtyre punëtorëve lidhur me pagat dhe kushtet tjera. (QKMF, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Agjencia për Informim dhe Privatësi  (AIP), me rastin e shënimit të 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion, në bashkpunim me OSBE-në në Prishtinë organizon konferencë me moto: “Bashkë ta Forcojmë Transparencën”. (Hotel “Swwis Diamond”, Prishtinë)

     

  • 11:00

    Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, ndërmjet  Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Në fillim të ngjarjes Ministri Hajrulla Çeku dhe ambasadori Jeffrey Hovenier do të mbajnë fjalime. (Kabineti i ministrit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Me moton “Stop diskriminimit të qytetarëve, solidarizim me familjen e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në veri”, organizohet takim motivues për organizimin e një Marshi Paqësor. (Sheshi “Ibrahim Rugova”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 11:00

    Promovohet libri “Fatos Krasniqi – kur binin trimat”, të autorit Fitim Çaushi, kushtuar dëshmorit të UÇK-së, heroit të kombit, Fatos Krasniqi. Pjesëmarrës do të jetë edhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. (Instituti Albanologjik i Kosovës, Prishtinë)

  • 11:00 - 13:00

    Në kuadër të Ditës Evropiane të Gjuhëve, Zyra e Komisionerit për gjuhët në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe me mbështetjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracion – IOM mban aktivitetin për shënimin e kësaj dite në këto komuna:

    Ora 11:00 – Prishtinë, Sheshi “Skënderbeu”;

    Ora 12:00 – Prizren te Shadërvani;

    Ora 13:00 – Graçanicë, para ndërtesës së komunës.

  • 13:00

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci raporton në Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, N302) 

  • 13:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 13:30

    Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier takohet me presidenten, Vjosa Osmani. (Kabineti i presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës, me temën “Fact Checking: Sa janë qytetarët të vetëdijshëm dhe a bëjnë verifikim të lajmeve?” (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv