Ngjarjet e ditës: 13 korrik 2022

  • 08:00

    Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thirrur në takim drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me Coronavirus. (Drejtoria e ShSKUK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret kryetaren e Këshillit të Integrimit në Gelsenkirchen të Gjermanisë, Teuta Abazi. (Kabineti i Kryetarit të Prizrenit)

  • 10:00 - 12:30

    Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 56. Ofertat pranohen nga ora 10:00 deri në orën 12:00, ndërsa hapja e ofertave do të fillojë në orën 12:30. (Hoteli “Grand”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton  vendimin e Qeverisë për ratifikimin e anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)

  • 10:45

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Aktivistë të fushatës Drejtësi për Kujtimin mbajn për një konferencë për media përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë lidhur me denoncimet e fundit ndaj zyrtarëve përgjegjës në rastin e Kujtimit, si dhe padinë ndaj shtetit për shkelje të të drejtave të njeriut. (Para Këshillit Prokurorial) 

  • 11:00

    Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projekt-Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë mbahet konferenca e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin “Prokurori kundër Thaçit dhe të tjerëve”. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live” dhe në faqen e Facebookut të Ekonomia Online.

  • 15:00

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:45

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret delegacionin e përfaqësuesve të Grupit Britanik të Unionit Ndërparlamentar të Britanisë së Madhe, të cilët shoqërohen edhe nga ambasadori Kosovës në Londër, Ilir Kapiti. (Kabineti i Kryetarit të Prizrenit)

  • 18:00

    Mbahet Kuvendi i VIII-të zgjedhor i Forumit të Gruas së LDK-së. (KlanArena Centre, Fabrika e Amortizatoreve)

  • 18:30

    Hapja e Observatorit të Prishtinës për vrojtimin e hapësirës dhe kozmosit. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)

  • 19:30

    Promovohet libri “Hije të Shtrembëruara: Libër kujtimi me rrëfimet e ish të burgosurve politikë në burgun e Goli Otokut”. Merr pjesë edhe ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku. (Muzeu i Burgut të Prishtinës)

Kalendari Arkiv