Ngjarjet e ditës: 8 qershor 2021

  • 08:30

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit të performances “Menaxhimi i kontratave publike të ndërtimit”. Të ftuar, Ministri i MAShTI-it e MAP-it dhe MKRS-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) publikojnë raportin: “Mbrojtja nga diskriminimi në Kosovë”. (Hoteli “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti dhe drejtori i Divizionit të Komunikacionit rrugor Nënkolonel Jeton Rexhepi mbajnë konferencë për medie. (Stacioni policor “Qendra”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi mban konferencë për medie lidhur me gjendjen e përkeqësuar të punëtorëve të këtij sektori. (Zyrat e Sindikatës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Qendra për Media në Çagllavicë në bashkëpunim me Forumin për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik prezanton rezultatet e analizës “Hapja e institucioneve ndaj qytetarëve në Kosovë”. (Qendra për Media, Çagllavicë)

  • 12:00

    Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime – SIT, publikon raportin “Analizë e shërbimeve të ofruara në Kosovë për kryerësit e veprave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore”. (Hotel “Prishtina”, Pejton) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) 

  • 12:00

    Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit,  përkrahur nga CFD prezanton shfaqjen forum teatër dhe ekspozitën e klubit teatror të të rinjve të Lipjanit me titull “Çelësi Magjik”. (Qendra Kulturore “Tahir Sinani”, Lipjan)

  • 12:30

    U.d së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku mban konferencë për medie pas konfirmimit të rastit të parë të variantit të ri afrikan të Covid-19. (Para Klinikës Infektive) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:45

    Kryetari i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, mban konference për medie në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për faljen e pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit. (Para ndërtesës së Arkivit të Kosovës) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 13:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin e panelit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) 

  • 13:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mban mbledhje Kryesia e Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv