Ngjarjet e ditës: 1 shtator 2023

  • 10:00

    Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, mban konferencë për media. (Zyrat e DKA-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, me zyrtarë të tjerë komunalë bëjnë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve. (Fshati Bletaj, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Lëvizja FOL organizon punëtorimë rajonale për strategjinë kundër korrupsionit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • ora 10.45

    Caritas Kosova mban konferencë për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë. (Qendra “Bogdanipolis”, Prishtinë)

  • 11:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, viziton Komunën e Rahovecit, me ç’rast pritet nga kryetari Smajl Latifi. (Objekti i Komunës, Rahovec)

  • 11:30

    Komiteti Paralimpik i Kosovës mban konferencë për medie, me rastin e anëtarësimit si anëtare me të drejta të plota në Komitetin Paralimpik Evropian – EPC. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, nënshkruan kontratën me të gjithë fituesit e grantit bujqësor Lot-1 dhe Lot-2. (Ministria për Komunitete dhe Kthim, salla e konferencave)

  • 12:00

    Komuna e Vushtrrisë mban akademi përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit të 22-të festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, i cili sivjet mbahet nën sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Te Shtëpia e Verës, Rahovec)

  • 19:30

    Federata e Xhudos së Kosovës mban konferencë për media për Kampionatin Ballkanik. (Hotel Dukagjini, Pejë)

Kalendari Arkiv