Ngjarjet e ditës: 17 qershor 2021

  • 09:30

    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ambasadës Britanike në Kosovë. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Shkolla Finlandeze në Kosovë organizon Panairin e Shkencës dhe Inovacionit ku do të prezantohen projektet e mrekullueshme të nxënësve tanë rreth shkencës dhe inovacionit. (Objekti i shkollës, magjistralja Prishtinë-Ferizaj)

  • 09:45

    Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Senatit të Universitetit “Ukshin Hoti” në të cilën do të merret vendimi për dhënien e Titullit Doktor Nderi “Dr. Honoris Causa” për shkrimtarin Ismail Kadare. (Universiteti i Prizrenit)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, përurojnë laboratorin biokimik në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjonaj. (Fshati Gjonaj, Prizren)

  • 10:00

    Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit “Hasan Prishtina” dhe Akademia “Tempulli” organizojnë tryezën me temën “Vlerësimi i gjendjes së sigurisë rrugore nga perspektiva shkencore dhe akademike”. (Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Universiteti i Prizrenit organizon ceremonin e shënimit të 78-vjetorit të lindjes së Prof.Ukshin Hotit. (Kampusi i Universitetit të Prizrenit)

  • 11:10

    Shefi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomash Szunyog merr pjesë në ngjarjën B2B të Projektit TIK-u për Zhvillim në Kosovë. (Parku i Qytetit, Gjakovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e parë nën udhëheqjen e kryetarit të ri, Kreshnik Radoniqi. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Shefi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomash Szunyog merr pjesë në hapjen zyrtare të dyqanit të bamirësisë në Gjakovë, si pjesë e një projekti të financuar nga BE-ja, dyqani i bamirësisë për punësim të të rinjve dhe mbrojtje të mjedisit.(Rruga, “Dëshmorët e Lirisë”, te spitali rajonal “Isa Grezda”, Gjakovë) 

  • 15:00

    Ambasada e ShBA-së, Këshilli Amerikan do të bëjnë lansimin e Bordit të Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara të Amerikes-Kosovë. (Përmes faqes së Facebook-ut të Ambasadës)

  • 15:00

    Promovohet libri “Arsimi në demokracinë e brishtë“ i profesor Bardhyl Musai. (Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan)

  • 19:00

    Përurohet libri “Pikturë me fjalë” i autores-gazetares Lumnije Berisha. (KultPlus, Prishtinë)

Kalendari Arkiv