Ngjarjet e ditës: 30 shtator 2021

  • 10:00

    Instituti “Ed Guard” mban tryezë diskutimi për lansimin e studimeve gjurmuese. Merr pjesë ambasadori i BE-së, Tomash Szunyog dhe ministrja e MAShTI, Arbërie Nagavci. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra e Biznesit në Suharekë organizon takimin me kandidatët për kryetar nga kjo komunë ku do të shpalosen programet për zhvillim ekonomik dhe do të diskutohet për bashkëpunimin me komunitetin e biznesit. Marrin pjesë: kryetari aktual, kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj; Salih Zyba nga VV; Ardian Shala nga LDK dhe Murtez Zekolli nga PDK. (Kuvendi Komunal, Suharekë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës)

     

  • 10:15

    Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, pret në takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Silberhorn. (Ministria e Mbrojtjes)

     

     

  • 10:30

    Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën “Trajtimi i rasteve të Krimit të Organizuar nga Prokuroria dhe Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës në vitet e fundit”. (Zyrat e GLPS, Rr. Rexhep Luci)

  • 11:00

    Kandidati i AKR-së, për kryetar të komunës së Prishtinës Gëzim Mehmeti, viziton organizaten HANDIKOS. (Rr.Nekibe Kelmendi, Veterrnik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Race for the Cure Kosova organizon një vrapim për solidarizim me pacientat e kancerit të gjirit, në oborrin e shkollës, European School of Prishtina. (Çagllavicë)

  • 13:00

    Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, viziton kompaninë “PIKA. (Rr.Gazmend Zajmi) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Inaugurohet objekti i ri për përpunim të frutave dhe perimeve nga agrobiznesi “Remzije Berisha B.I” (Prugovc, Komuna e Prishtinës)

     

  • 14:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bën homazhe dhe nderime para arkivoleve të viktimave të masakrës së Rezallës, të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë. (Pika kufitare në Merdare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Te Tulltorja, Lagjja Arbëria) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 16:30

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mban konferencë për medie për të folur rreth çështjes së Dizajnimit të Programit Kompakt me MCC-në (Millennium Challenge Corporation). (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:20

    Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, viziton K.H Prishtina. (Pallati i Rinisë dhe i Sporteve) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, mban tubim elektoral në lagjen Kurillë. Merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (ShFMU “Motrat Qiriazi”)

Kalendari Arkiv