Ngjarjet e ditës: 10 shtator 2021

  • 10:00

    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për medie, në lidhje me zbatimin e masës 3.5-Pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës së Mirësjelljes së partive politike, shoqërisë civile dhe medieve në rrjete sociale, duke filluar nga zgjedhjet lokale 2021. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja transmetohet “live” në faqet e Facebookut të D4D dhe EkonomiaOnline.

  • 10:00

    Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, prezanton raportin e punës 4-vjeçar të kësaj drejtorie. (Kuvendi Komunal, Prizren)

  • 14:00

    Bëhet varrimi i zyrtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj. (Varrezat e Katundit të Ri, Pejë)

  • 15:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kolegjin AAB. (Zyrat e KOK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Mbahet edicioni i XI-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – polip. (Platforma “Zoom”)

  • 17:00

    Unioni i Turizmit të Kosovës, mban aktivitetin promovues dhe mbështetës për punën e palodhshme të fotografëve në sektorin e turizmit. (“Sheraton Hotel Prishtina”)

  • 17:00

    Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” mban konferencë për media në të cilën do të shpalosen edhe detaje rreth bisedës “Off the record: Kino Rinia”, e cila vjen si rrjedhojë e intervenimit artistik. (Kino Rinia)

Kalendari Arkiv