Ngjarjet e ditës: 6 korrik 2023

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

  • 10:00

    Fillojnë punimet për rehabilitimin e rrugës së​ tranzitit dhe rehabilitimi i rrugës Shtime-Lipjan. Merr pjesë ministri Liburn Aliu. (Rrethi në hyrje të Shtimes)

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për ndarjen e mjeteve për periudhën korrik-shtator 2023. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për medie. (Zyra e VV, Rexhep Luci, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00 - 19:00

    Në shënimin e 25-vjetorit të Betejës së Loxhës, veteranët e njësive operative të UÇK-së, organizojnë manifestimin” Beteja e Loxhës 2023″ nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

    Ora 12:00 – Akademi Përkujtimore në nderim të 25-vjetorit të Betejës. (Kino Jusuf Gervalla)

    Ora 13:30 – Inaugurimi i shtatores së Heroit Kolonel Tahir Zemaj. (Pejë);

    Ora 14:00 – Inaugurimi i shtatores së Heroit Rustem Bruqi, (Pejë);

    Ora 17:30 – Homazhe pranë bustit të Heroit Lumni Surdulli në Samadrexhë;

    Ora 18:00- Tubim përkujtimor për Heroin Lumni Surdulli në Samadrexhë.

  • 16:00

    Presidentja Vjosa Osmani e pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:15

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kolegji UBT me një ceremoni solemne bënë hapjen e #GlobalUBTFest2023. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, Lipjan)

  • 17:30 - 18:00

    Komuna e Vushtrrisë, organizon homazhe e Akademi përkujtimore në nder të Heroit Lumni Surdulli. Merr pjesë kryetari i Komunës, Ferit Idrizi. (Salla e Sporteve, Samadrexhë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv